Gold Center mbetet destinacion i preferuar për blerje apo argëtim dhe kjo vjen nga shumëllojshmëria e markave dhe produkteve qe gjenden aty. Ju mund të informoheni rreth Eventeve, Ofertave dhe Promocioneve të Gold Center përmes Faqes tonë Zyrtare: gold-center.al

Qendra Tregtare GOLD CENTER Fier (ish-QTU-Fier) eshte qendra e vetme tregtare me te tilla permasa ,me e madhja per gjithe jugun e Shqiperise, e cila ka filluar aktivitetin e saj qe me 23 Dhjetor 2007.

Ka nje vendodhje strategjike persa I perket krejt aksit te jugut pasi ndodhet fiks ne arterien ku kryqezohen te gjitha rruget e tij. Ne kete menyre ajo vizitohet edhe nga shume vizitore te cilet vijne nga rrethet e jugut. Eshte nje qender tre kateshe me nje siperfaqe totale ndertimi prej 8.230 m2.

Ne brendesine e saj funksionojne 30 dyqane , nga te cilat permendim Supermarketin Big Market, Elektroshtepiaken Neptun ,LC Waikiki , Ellis Design, Bufalo shoes, IL Camino , Falomo, Lauma Lingerie,  Krienko Jeans , Be You, Oferta Group , Rebecca Fashion, Daily shop, Western Union, Flomar, Vodafone e  shume te tjere. Fieri eshte bashkia e trete ne vend per nga zhvillimi i ekonomise dhe numri I popullsise perafersisht 490.000 banore.

Qendra frenkuentohet rregullisht nga te gjitha grupmoshat pasi ofron sherbime dhe ambjente argetimi per te gjithe. Mesatarisht ne dite numri I personave qe frekuentojne qendren eshte 1.500 vete. Ne raste festash ky numer dyfishohet.

Për më tepër informacion rreth Gold Center ju mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale si më poshtë për Ofertat e reja në Qendrën tonë gjithashtu dhe për të bërë blerjen tuaj në një nga dyqanet tona dhe duke përfituar nga uljet për festat.